Thursday, December 29, 2016

N’FLOK’T E THINJME


 

N’flok’t e thinjme andrrat do shtrohen me përtim,

Se e dine që nga hone shpirti kanë dale

Dhe kur krahni t’rrëshkjasë n’to me vujtje,

do ngjohen rënkimet e andrrave t’shume,

k’tyne andrrave që kanë formu kunorë t’zbardhume.

 

N’flok’t e thinjme andrrat e shtrume do ngrijnë,

Se e dine që në shpirt nuk kthehen ma

Dhe kur krahni t’rrëshkjasë n’to me grahma,

s’do pip’tijë ma asnji za,

se nji kunore t’zbardhume lulet kan’ me i ra...

 

N’flok’t e thinjme  do vezullojnë andrrat e ngrime,

se e dinë që n’vezullim shpirtin e ndriçojnë

dhe kur krahni t’futet mes andrrash t’akullta,

do ngecë n’copëza jete t’harrume,

do ngecë shpirti n’copëza andrrash t’shume….

No comments:

Post a Comment