N’flok’t e thinjme andrrat
do shtrohen me përtim,
Se e dine që nga hone shpirti
kanë dale
Dhe kur krahni t’rrëshkjasë
n’to me vujtje,
do ngjohen rënkimet e
andrrave t’shume,
k’tyne andrrave që kanë
formu kunorë t’zbardhume.
N’flok’t e thinjme andrrat
e shtrume do ngrijnë,
Se e dine që në shpirt nuk
kthehen ma
Dhe kur krahni t’rrëshkjasë
n’to me grahma,
s’do pip’tijë ma asnji za,
se nji kunore t’zbardhume
lulet kan’ me i ra...
N’flok’t e thinjme do vezullojnë andrrat e ngrime,
se e dinë që n’vezullim
shpirtin e ndriçojnë
dhe kur krahni t’futet mes
andrrash t’akullta,
do ngecë n’copëza jete
t’harrume,
do ngecë shpirti n’copëza andrrash
t’shume….