Thursday, December 29, 2016

N’FLOK’T E THINJME


 

N’flok’t e thinjme andrrat do shtrohen me përtim,

Se e dine që nga hone shpirti kanë dale

Dhe kur krahni t’rrëshkjasë n’to me vujtje,

do ngjohen rënkimet e andrrave t’shume,

k’tyne andrrave që kanë formu kunorë t’zbardhume.

 

N’flok’t e thinjme andrrat e shtrume do ngrijnë,

Se e dine që në shpirt nuk kthehen ma

Dhe kur krahni t’rrëshkjasë n’to me grahma,

s’do pip’tijë ma asnji za,

se nji kunore t’zbardhume lulet kan’ me i ra...

 

N’flok’t e thinjme  do vezullojnë andrrat e ngrime,

se e dinë që n’vezullim shpirtin e ndriçojnë

dhe kur krahni t’futet mes andrrash t’akullta,

do ngecë n’copëza jete t’harrume,

do ngecë shpirti n’copëza andrrash t’shume….

Botuar ne nr.7 te revistes kulturore artistike "Mirdita",Tirane,2015

NE NJE CAST DESHPERIM-LUMNUES

S'kam nevoje per asgja ma t'trishte se t'miat menime,
se maj n'ket' kok' t'pagdhendun gjith' trishtimet e njerzise,
S'kam nevoje per asgja ma t'lumtun se t'miat frymezime,...
se maj n'ket shpirt gjith' diejt e gjithesise.
Dhe ne vaj,dhe ne vaj i ndjej piklat e lumnise
dhe i jap jete vete jetes,poezise.





ANDËRR N’ZGJIM

Ti ishe nji andërr n’zgjim,
dy aureola që përqafeshin n’lumni,
dhe kur andrra e zgjimi bajshin me u nda ,
qielli klithte  me gjama ,
mas gjamave shpërthente n’shi.
Gjama t’mdhaja kam pas n’krahnor mram’
dhe lotët e mi si shi kan’ rane
se mes andrrës e zgjimit kish ngec nji shpirt i vramë...

PERSE SHKRUAJ
Do te shkruaj gjithmone,edhe sikur te mos gjej kurre nje shteg per te nxjerre ne drite shkrimet e mia.Do te shkruaj edhe sikur te gjithe t'i hedhin balte shkrimeve te mia.Do te shkruaj gjithmone per te shpetuar nga rutina,do te shkruaj per t'u arratisur nga perditshmeria,per te zbuluar humneren e shpirtit qe vetem forca e fjales mund ta gjurmoje...Do te shkruaj per t'iu larguar injorances,per t'iu afruar perjetesise.Do te shkruaj per te mos ndjere peshen e kohes... qe rendon supeve.....
Do te shkruaj per t'u ndjere e lire...Lirine qe ta jep poezia nuk ta jep asgje ne bote ....Le te jem kudo....edhe ne nje kafaz,ne zhurme....Jam e lire nese jam duke shkruar....Jam arratisur ne shtigjet e pertejkohes dhe pertej hapesires....Do te shkruaj per te shtypur tiranite qe mban cdo individ dhe per te zbuluar shpirtin e bute njerezor....sa nevoje kemi ta duam njeri-tjetrin.Do te shkruaj per te sfiduar vdekjen...Do te shkruaj per te qene edhe njehere femije...

Do te shkruaj per te njohur ata njerez qe s'munda te njoh ne jete...per te injoruar ata qe jane shembull negativiteti..Do te shkruaj per te dashur me shume ,per te urryer me pak....ose me mire aspak....e si mund te urresh kur perfshihesh ne nje bote te tille ...ne vargje pafund? Do te shkruaj per te qene vetvetja....do te shkruaj per te frymuar....per te jetuar....

TRI BREZA N'VORBULL T'KOHES

Vjen nji cast n 'jete kur s'ke ma deshira ...
dhe kupton qe jeta asht thjesht nji monotoni ...
s'pret ma asgja,
ajo qe s'u realizu n'kohen e duhun...
mos u realizofte ma
kurr' ma...
se jeta asht aq e shkurten ,
e andrrat e parealizume ma fort e shkurtojn'...
Dhe im gjysh andrroi nji jete ma t'mire
dhe im at'
dhe un'
e sot?
te tre kuptum sa kemi hum'
tu andrru
tu mos guxu
tu mos vepru....
Gjyshi ,ati ,bija...
secili don me ndryshu...
njani me kthy vitet pas ,
tjetri mos me pa thinjat e para,
un'? me zbulu veten ...qe hala s'e njof...
Vjen nji cast kur s'di c'don
vec rrudhat e gjyshit
thinjat e para t'atit
rri i veshtron...
dhe nji labirint -vorbulla e kohes
mren vetes te fton

NGJYR' VISHNJE


 Molla s'asht e kuqe se s'ka gjak
asht ngjyr' vishnje
e kur e kafshoj
menoj si koha kafshon ...
ditet tona...
ngjyre vishnje thonjte e mi
i lyj per t'mos i pre deri n'rraze
se mjaft deri n'rraze na jan' pre andrrat...
e ngushllohem tu pa thonjt' t'lyem
ngjyr' vishnje
sikur t'kem ly shpirtin me nji shpres' t're ...
Ngjyr' vishnje kopertina e nji libri...
ku me i shkrujt frikrat tona
per ditet qe ikin
per ditet qe vijne...
e un' kafshoj mollen
sic koha ditet tona ...

Botime nder vite ne gazeten "Kruja sot" dhe ne revisten kulturore "Mirdita"